
Ish presidenti francez Nikolla Sarkozi sot u dënua me pesë vjet burg, me suspendim të përjetshëm, pasi gjykata në Paris e shpalli fajtor për pjesëmarrje në organizatë kriminele në rast të lidhur me financimin e dyshimtë financiar të fushatës presidenciale për zgjedhjet e vitit 2007, njoftoi televizioni BFM.
Sipas kanalit televiziv francez, kjo do të thotë se Sarkozi do të burgoset në javët në vijim.
Ish shefi i shtetit francez, i cili e ka udhëhequr vendin nga viti 2007 deri vitin 2012, është shpallur fajtor për shoqërim kriminel në periudhën 2005-2007, njoftoi “Le Figaro”.
Në të njëjtën kohë, ai u lirua nga akuzat për mbulimin e keqpërdorimit të mjeteve publike dhe korrupsionit pasiv.
Prokurorët kërkuan që Sarkozi të dënohet me shtatë vite burg.



