LokalXLajme

Rrokullisja e cisternës – një i lënduar, menjanohet nafta

 Shoferi i cisternës së naftës që u përfshi nga flakët këtë mëngjes pasi doli nga rruga Gjevgjeli – Bogdanci, pësoi lëndime të lehta, ndërsa po vazhdon largimi i sigurt i karburantit të derdhur, kumtoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai më herët informoi se zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikësit, ndërsa për shkak incidentit komunikacioni në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci është ndërprerë. 

“Në mëngjes, kamioni cisternë i cili transportonte 25 ton naftë doli nga rruga magjistrale Gjevgjeli – Bogdanci, pas çka erdhi deri te përmbysja e saj, ndërsa gjatë përmbysjes, erdhi deri tek shpërthimi i cisternës në të cilën ishin të depozituara këto 25 ton naftë. Nafta filloi të rrjedhë, deri te përplasja erdhi sipas të gjitha gjasave ndezja e saj, pas çka u ngrit tym i zi që shkaktoi alarm tek popullata lokale”, tha Angellovi në video deklaratë. 

Angellovi thekson se menjëherë pas përmbytjes së cisternës, në vendngjarje dolën pjesëtarë të MPB-së, ndërsa të pranishëm ishin edhe inspektorë nga DMSH dhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor. 

Related Articles

Back to top button