LokalXLajme

M-NAV: Vihet në funksion radari në Aeroportin e Shkupit

M-NAV SHA Shkup njofton se është vënë në funksion radari në Aeroportin e Shkupit. Gjatë tre ditëve të fundit, siç theksohet në komunikatë, është punuar më intensitet të madh në shmangien e defektit që u paraqit në një pjesë të elektronikës së kokës së radarit – Banjski rid. Më 24 shtator në orën 16:40, ekipi i ekspertëve të M-NAV me sukses mënjanoi defektin dhe e riktheu radarit në funksion, megjithatë deri sot 25 shtator, deri në orën 12 ajo iu nënshtrua testeve të nevojshme, pas të cilave u përfshi në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në qiellin e Maqedonisë, përfshirë Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, informoi sot M-NAV SHA Shkup.

M-NAV edhe një herë konfirmon se gjatë periudhës kur koka e radarit në Banjski rid ishte jashtë funksionit, në asnjë moment nuk është rrezikuar siguria e trafikut ajror.

Është zvogëluar vetëm fluksi i Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit me qëllim të respektohen standardet ndërkombëtare që zbatohen në kushte të tilla të punës.

“Bordi i drejtorëve të M-NAV SHA Shkup ju siguron se informacioni që u nda me publikun nga persona jokompetentë, janë plotësisht të pasakta dhe janë përdorur për të paraqitur një imazh të rremë të punës së kompanisë, për të blerë pikë politike ose për të shkaktuar dëm politik në prag të fushatës zgjedhore. Si profesionistë, distancohemi nga kjo mënyrë e informimit të publikut e cila kryesisht mbjell frikë te qytetarët, shkakton dëm në shtet dhe gjithashtu ndikon negativisht në besimin që qytetarët kanë ndaj institucioneve”, thuhet në komunikatën e sotme nga M-NAV SHA Shkup.

Nga M-NAV falënderojnë për siç thonë ata, mbështetjen e parezervë që morën nga Qeveria e Maqedonisë dhe veçanërisht nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Related Articles

Back to top button