LokalXLajme

Fundjava do ta sjell vjeshtën, bëni gati veshjet e gjata

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik me qendër mbi Xhenova, të premten (26 shtator) dhe gjatë fundjavës në Maqedoni moti do të jetë dukshëm me vranësira dhe shumë më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme shiu, vende-vende më të dendura dhe të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima lokale, veçanërisht të premten (26 shtator). Gjatë fundjavës reshje më të mëdha priten në pjesën më të madhe të vendit.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në luginën e Vardarit herë pas here e fortë, nga drejtimi juglindor. Edhe në Shkup dhe rrethinë, sidomos gjatë fundjavës, do të ketë reshje shiu, me periudha të dendura dhe me erë të përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperaturat do të bien dukshëm, madje për më shumë se 10 gradë në krahasim me ato që kemi tani, ndërsa maksimalet ditore gjatë fundjavës do të lëvizin vetëm nga 13 deri në 20 gradë. Po ashtu, në majat më të larta malore të vendit (mbi 2000 metra lartësi mbidetare) është e mundur edhe paraqitja e reshjeve të para të dëborës për këtë sezon.

Lokalisht gjatë fundjavës do të bien sasi më të theksuara të reshjeve (mbi 20 litra për metër katror).

Në përgjithësi, duhet të përgatitemi për një mot tipik vjeshtor, me temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje më të shpeshta e më të dendura duke filluar nga fundjava.

Related Articles

Back to top button