Lokal

Bujar Osmani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Maqedoni

Kandidati i AKI-t për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka takuar Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR.

Bujar Osmani njofton se e ka informuar për tensionet e shtuara në Çair dhe për përpjekjet për ryshfet te votuesit.

“Sot zhvillova një takim me Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR.

Si ish-Kryesues me OSBE-në, e vlerësoj lart punën e tyre dhe jam i bindur se edhe këtë herë do ta ndjekin procesin zgjedhor me përpikëri dhe do të evidentojnë çdo keqpërdorim të mundshëm.

E informova për tensionet e shtuara në Çair dhe praktikat e palejuara që po përdoren nga kundërshtarët, si frikësimi i votuesve, përpjekjet për ryshfet dhe keqpërdorimi i resurseve publike për fushatë partiake.

Kërkova nga ODIHR që të ketë një fokus të veçantë në Çair, pasi pushteti atje e di se do t’i humbasë zgjedhjet dhe pikërisht për këtë arsye po përdor metoda jodemokratike.

Qëllimi ynë është i qartë: zgjedhje të lira, të ndershme, demokratike dhe transparente, ku zëri i qytetarëve do të jetë i vetmi fitues”, shkruan Osmani.

Related Articles

Back to top button