LokalXLajme

Policia: U denoncua se 7-vjeçarja u soll pa shenja jete në Repartin e Anestezisë

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka dalë me njoftim për rastin e vdekjes së 7-vjeçares, për siç thonë familjarët, si pasojë e neglizhencës nga stafi mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës.

Nga SPB Tetovë, thonë se sipas denoncimit, 7-vjeçarja është sjell pa shenja jete në Spital.

“Më 21.09.2025 në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës është raportuar se një vajzë tetëvjeçare ishte sjellë pa shenja jete në Rrepartin e Anestezisë, pasi më parë kishte qenë në Rrepartin e Pediatrisë në të njëjtin spital. Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe u njoftua prokurori publik, i cili konstatoi se familja nuk kishte lejuar kryerjen e autopsisë dhe e kishte marrë trupin e vajzës për varrim. Në bashkëpunim me prokurorin publik, po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thanë nga SPB Tetovë.

Nga ana tjetër, edhe Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka dalë me njoftim, duke bërë të ditur se ka dhënë urdhër për realizimin e obduksionit.

“Prokurori publik i PPTh Tetovë menjëherë pas rastit ka qenë i njoftuar se ka pasur incident me dëmtimin e pronës së spitalit. Pasi e ka verifikuar shkakun e incidentit, prokurori menjëherë mbrëmë ka dhënë urdhër gojor, ndërkaq në mëngjes edhe urdhër me shkrim për obduksion të trupit të vajzës së ndjerë”, thonë nga PPTh Tetovë./PortaliX

Related Articles

Back to top button