LokalXLajme

Policia e Maqedonisë po ribrandohet – MPB shpalli tender

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për uniforma të reja, me qëllim të zëvendësimit të uniformave të vjetra, jopraktike dhe jofunksionale me uniforma të reja, moderne, cilësore dhe funksionale, sipas modelit të policive evropiane.

Ministria, në një proces që është plotësisht transparent dhe përgjegjshëm, realizoi dialog teknik me plot 13 kompani të interesuara, gjatë të cilit janë marrë parasysh të gjitha sugjerimet dhe propozimet e dhëna. Ministria bën thirrje që në tender të paraqiten të gjitha kompanitë e interesuara, në mënyrë që brenda afateve të përcaktuara të mund të promovohet uniforma e re – moderne, cilësore dhe funksionale – për ata që kujdesen për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë.

Uniforma e re do të përfshijë elemente si xhaketë kundër erës, xhaketë për terren, pantallona për terren verore dhe dimërore, këmisha me mëngë të shkurtra dhe të gjata, kapele, bluza, këpucë me shtresë të hollë dhe të trashë, si dhe çizme të larta taktike për verë dhe dimër.

Tenderi është publikuar në sistemin elektronik për prokurime publike në linkun e mëposhtëm dhe është i hapur për të gjitha kompanitë e interesuara.

Related Articles

Back to top button