LokalUncategorized @sqXLajme

Mexhiti paralajmëron se Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës”

Shkupi do të mirëpresë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës”, një manifestim i madh që do të mbledhë në një skenë të vetme muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor.

Lajmin e bëri të ditur kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, i cili theksoi rëndësinë e një ngjarjeje të tillë kulturore për kryeqytetin dhe për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Jam i lumtur që Shkupi do të jetë qendra e Festivalit Kombëtar të Kulturës Shqiptare ‘Porta e Kulturës’. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar talentin tonë, për të afirmuar artin dhe kulturën shqiptare dhe për t’i dhënë kryeqytetit një ngjarje me peshë kombëtare. Kultura është ura jonë më e fortë për bashkim e afirmim,” u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se ideja për festivalin u rikonfirmua gjatë një bisede me mikun e tij, tenorin shqiptar me famë botërore Rame Lahaj, gjatë një takimi në Çarshinë e Shkupit.

Festivali pritet të zhvillohet me një program të pasur artistik, duke bërë bashkë krijues, artistë dhe publikun e gjerë në një festë të madhe të kulturës shqiptare.

Related Articles

Back to top button