
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të qëndrojë në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e pjesëmarrjes në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Siljanovska-Davkova do t’i drejtohet debatit të përgjithshëm dhe do të marrë pjesë në disa samite, forume të liderëve dhe takime të nivelit të lartë që mbahen në kuadër të Asamblesë së 80-të të OKB-së. Presidentja pritet të zhvillojë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe takime të tjera bilaterale me liderë botërorë.
Tema e këtij sesioni është: “Më mirë së bashku: 80 vjet dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”.
Gjatë vizitës së saj në SHBA, presidentja Siljanovska-Davkova do të vizitojë edhe Detroitin.



