
Zyrtarë policorë nga SPB Shkup dje kanë arrestuar A.G. (35) nga fshati Kondovë, Shkup, nën dyshimin se po atë ditë, rreth orës 09:00, duke përdorur benzinë ka djegur qëllimisht një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh. Gj. (51), gjithashtu nga Kondova.
Siç njoftoi sot MPB-ja, ndaj personit A.G. është ngritur kallëzim penal për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288 të Kodit Penal. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh.



