LokalXLajme

Mexhiti: Nuk do lejojmë gurore në Straçincë

Duket se do të dëgjohet zëri i banorëve të Straçincës.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti paralajmëroi se ka nisur procedura për shfuqizimin e koncesionit në guroren në fshatin Straçincë.

“Të hënën jo që do të marrin leje por leja do të jetë negative nga ministria të cilën e udhëheq unë dhe po ashtu i siguroj që jemi në një vijë me banorët e Straçincës. Tashmë është filluar procedura për shfuqizimin e këtij koncesioni”, tha Mexhiti.

Ditë më parë PortaliX raportoi se vetëm 200 metra larg shtëpive, kompania planifikonte shpërthime mes dyshimeve për mungesë licence dhe informim të banorëve.

“Nëse në 2016-tën ka qenë me 20 viktima, në qoftëse punohet në këtë gurore, numri i viktimave do të dhjetëfishohet”, thotë ky banor i cili poashtu kujton se për këtë vend ka edhe marrëveshje mes autoriteteve vendase dhe të huaja që të mbillen pemë.

Related Articles

Back to top button