
Behar Emini, i cili paraprakisht kishte njoftuar se do të jetë kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Butelit, bëri të ditur se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar kandidaturën e tij për shkak se dokumentet janë dorëzuar me vonesë.
Ai theksoi se edhe Gjykata Administrative, sipas tij e dominuar nga gjyqtarë të vendosur nga pushteti i kaluar, vetëm ka konfirmuar vendimin e KSHZ-së.
Megjithatë, Emini paralajmëroi se VLEN do të marrë pjesë në zgjedhje me bartësin e listës së këshilltarëve, Behar Rexhepi.



