LokalUncategorized @sq

Mexhiti: Çdo ditë investime të reja, Çairçanja po transformohet me rrugë moderne

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka dalë në Çairçane për të takuar banorët lokal dhe prezantuar vizionin për një Çair më të mirë.

Në videon e publikuar sot në faqen e tij zyrtare, Mexhiti ka përshëndetur qytetarët me fjalët “Mirëmëngjesi nga Çairçania, duke shpalosur pamjet e punimeve që po zhvillohen në një nga rrugicat më të frekuentuara të kësaj pjese të komunës. Aty po bëhet shtrimi i plotë me asfalt të ri, një investim që pritet të lehtësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë jetën e përditshme të banorëve.

Sipas Mexhitit ky projekt dëshmon se vizioni për Çairin nuk mbetet vetëm premtim, por kthehet në realitet të prekshëm për çdo qytetar. “Po tregojmë se me punë konkrete, Çairi po merr dhe do të vazhdoj të marrë pamjen moderne që e meriton”, ka shtuar Mexhiti.

Related Articles

Back to top button