Lokal

Izet Mexhiti shpalos planin për sportin në Çair

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit Vlen për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me lojtarët dhe drejtuesit e klubit të basketbollit Çair 2030..

Ai vlerësoi punën e trajnerit Erhan Ramadani, që me vizion dhe qasje profesionale po udhëheq ekipin drejt rezultateve të reja, dhe ritheksoi përkushtimin që, si kryetar i ardhshëm i Komunës së Çairit, do ta ketë për:

Mbështetje të strukturuar për klubet dhe sportistët e rinj;
Investime në infrastrukturën sportive moderne dhe të qasshme për të gjithë;
Politika të qarta për zhvillimin e jetës rinore dhe kulturore në komunë.

Komuna e Çairit, siç u tha në takim, ka vënë hapësirat sportive në shërbim të klubit pa pagesë, duke u siguruar që basketbollistët të kenë kushte të përshtatshme për stërvitje dhe gara.

“Kur investojmë në sport, investojmë në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe në një Çair më të fortë. Rinia është pasuria jonë më e madhe dhe duhet të ketë hapësirë për të lulëzuar,” tha mes tjerash Mexhiti.

Related Articles

Back to top button