
Partia Socialiste ka kërkuar mas137 ndëshkimore për kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe deputetin Fidel Krekën.
Deputeti Gazment Bardhi goditi disa herë me mjete te forta në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjatë seancës për votimin e programit dhe kabinetit qeveritar.
Po ashtu dhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si Bardhi. Tashmë pritet të mblidhet Komisioni i Etikës, për të marrë në shqyrtim kërkesën e socialistëve.



