
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka theksuar rëndësinë e investimeve të bëra gjatë mandatit të tij, duke vënë theks te hapja e çerdheve komunale për fëmijë.
“Në kuadër të investimeve të realizuara gjatë mandatit tim, kemi bërë të mundur hapjen e çerdhes së dytë komunale ‘Valbona 2001’. Së bashku me çerdhen ‘Rrezja’ në fshatin Orizare, ato janë shndërruar në vatrat më të bukura e më të sigurta për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve tanë.
Bashkë vazhdojmë përpara”, u shpreh Arifi.



