LokalXLajme

Deputetet kërkojnë reagim institucional kundër femicidit

Deputetet femra nga Klubi i deputeteve në Kuvend kanë dalë me një reagim të përbashkët duke kërkuar respektim të ligjeve dhe veprim të shpejtë nga institucionet kompetente për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

Në reagim theksohet se ato unanimisht i kanë mbështetur ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat femicidi tashmë njihet dhe trajtohet si vepër penale. Deputetet i bëjnë thirrje organeve gjyqësore dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e viktimave dhe për parandalimin e rasteve të reja.

“Ne, gratë e Parlamentit, dënojmë unanimisht, ashpër dhe fuqishëm rastet e shpeshta jo vetëm të dhunës brutale, por edhe të femicidit”, thuhet në reagimin e deputeteve, duke u bërë apel gjykatave të zbatojnë dispozitat e Kodit Penal në harmoni me Konventën e Stambollit.

Deputetet theksojnë se femicidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave, thjesht sepse ato janë gra, dhe shtojnë se gratë duhet të ndihen të sigurta e të mbrojtura, gjë që sipas tyre është përgjegjësi e të gjitha institucioneve në shtet.

Related Articles

Back to top button