LokalXLajme

30 vite partneritet mes Gardës Kombëtare të Vermontit dhe Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka shënuar mbi 30 vite partneritet mes Gardës Kombëtare të Vermontit dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky bashkëpunim ka nisur në vitin 1993 përmes Programit të Partneritetit Shtetëror dhe prej atëherë është ndërtuar mbi shkëmbime të rregullta ushtarake, stërvitje të përbashkëta dhe projekte të shumta.

Nga Ambasada kanë kujtuar se në vitin 2010, dy ushtritë realizuan edhe një bashkë-deplojim në Afganistan, si dëshmi e besimit dhe ekipësisë që karakterizon këtë marrëdhënie. Ambasada theksoi se ky partneritet pasqyron përkushtimin e përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve.

Related Articles

Back to top button