LokalXLajme

Toshkovski: Ka sulm hibrid ndaj shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sonte deklaroi se është fakt se ka sulm hibrid ndaj shtetit, dhe se është fakt se në disa ditët e fundit ka pasur zjarre në katër pika kritike. Toshkovski nuk deshi të zbulojë hollësi për hetimet për zjarret e fundit në Shkup, por tha se ka baza për dyshime dhe indikacione për përfshirje të mbi njëzet personave.

Në pyetjen e gazetarit në emisionin Tema e ditës në TV Sitel nëse motivi për këto sulme hibride përmes zjarreve, e me atë edhe çrregullimi i shëndetit të qytetarëve është të rrëzohet kjo Qeveri, minsitri i Punëve të Brendshme shkurtimisht u prëgjigj se ka edhe indikacione të tilla dhe se lëmshi “ka filluar të zgjidhet”. Mohoi se këto ngjarje do të ndikojnë në zgjedhjet lokale në vend.

“Sulm hibrid se ka ndaj shtetit, ka. ky është fakt. Asnjëherë në periudhën e kalaur për këtë temë as nuk e kam demantuar kryeministrin as ndërkaq kryeministri ka thënë të pavërteta dhe deklarata paushalle lidhur me këtë temë. Është fakt se kemi sulme të shumëanshme ndaj shtetit nga disa aspekte. Unë do të flas vetëm për fakte. është fakt se kur filluan zjarret, ditën e parë aptëm së paku në gjashtë-shtatë vende pika jetësore kritike posaçërosht për Shkupin dhe prë shtetin ku kishim zjarre të qëllimshme. Është fakt se në dy-tre ditët e fundit na u dogjën katër pika të rrezikshme nga të cilat tre deponi, ca legale ca ilegale, dhe një fabrikë për riciklim të mbeturinave elektronike. Është fakt se në njërën prej këtyre pikave mekanizmi nuk ishte në funksion, është fakt se ata që është dashur ta observojnë njërën prej këtyre katër pikave kritike në pajtim me ligjin dhe në pajtim me aktet nënligjore ditën kur është shkaktuar zjarri disa ishin në pushim mjekësor, nuk ishin në punë etj… Është fakt se dias shtylla të caktuara në të cilat ka pasur mjete të caktuara për vëzhgim janë shtyrë… Këto janë rastësi të tepërta që ne të bindemi se kjo nuk është me ndonjë qëllim tjetër nga ai që po përpiqen ta shafin në opinion”, tha Toshkovski.

Por, gjithashtu, vazhdoi ai, është fakt se në Vardarishte ka 200 romë të cilët jetojnë atje dhe me siguri disa prej tyre janë zjarrvënësit konkret të Vardarishtes, se me siguri mbeturinat elektronike nuk ishin ruajtur në mënyrë adekuate, se në siaza të kontrolleve që janë bërë këto ditë Ministria e Mjedisit ka konstatuar ruajtje joadekuate të gomave, vaj të djegur dhe lloj tjetër të mbeturinave në kuadër të NQP Shkup…

Ministri i Punëve të brendshme tha se për momentin nuk mund të dnajë më shumë informata duke cekur se MPB ka baza për dyshim, dhe indikacione për tërë këtë për të cilën po flitet në periudhën e kaluar.

Përsëriti se për zjarret e kësaj vere MPB deri më tani ka arrestuar rreth 40 persona, por ata nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin në kaudër të ndonjë grupi të organizuar, por potencoi se ata nuk janë në mesin e atyre personave që ndërlidhen me disa zjarret e fundit.

“MPB po punon intensivisht në këtë”, tha Toshkovski.

Related Articles

Back to top button