LokalXLajme

MASH: Në mënyrë sistematike e zgjidhëm problemin me librat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në reagim ndaj konferencës së LSDM-së për shtyp thekson se në mënyrë sistematike e kanë zgjidhur çështjen me furnizim dhe dërgesë të librave shkollorë, të cilët janë shtypur dhe dërguar në të gjitha shkollat. 

Katër ministra në Qeverinë e LSDM-së udhëhoqën me Ministrinë e Srsimit dhe Shkencës në periudhë prej shtatë viteve dhe nuk arritën të sigurojnë libra shkollorë për filloristët, as për nxënësit e shkollave të mesme. Tani kur situata është tejkaluar, kjo parti politike, ana e dobët e së cilës është arsimi, po tenton mu në këtë fushë të grumbullojë pikë politike. Nuk ia dolën, sepse libra ka. I tërë tirazhi që ishte kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dërguar”, thuhet në reagimin e MASH-it.

Kryesia e tanishme, theksojnë nga MASH-i, në mënyrë sistematike e zgjidhi këtë sfidë nga e kaluara, me vendimin e ri ligjor në përpunimin e të cilit morën pjesë të gjithë faktorët e prekur, si dhe me angazhim intensiv të institucioneve, organeve dhe trupave kompetente. 

Janë shtypur të gjithë librat e miratuar paraprakisht për të gjitha lëndët. Për herë të parë pas shtatë viteve, janë siguruar edhe libra të rinj për gjuhët e huaja për të gjitha klasat. Libra tërësisht të ri ka për klasën e shtatë fillore dhe për vitin e parë të arsimit gjimnazial, për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore nga ky vit shkollor, potencojnë nga MASH-i.

Ripërtëritja e programeve mësimore dhe librave, siç theksojnë nga Ministria, do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, sepse ato janë baza e arsimit cilësor, së bashku me mësimdhënësit dhe kushtet infrastrukturore.

Kaloi koha e moskujdesit ndaj sistemit arsimor, nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Ndryshimet po ndodhin, ndërsa efekti do të shihet përmes gjeneratave të reja të cialt do të disponojnë me njohuri më konkurruese dhe shkathtësi të nevojshme për sukses, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 

Related Articles

Back to top button