Lokal

Erkan Arifi hap platformë, kërkon sugjerime për zgjidhjen e probleme në Likovë

Kandidati i AKI-t për kryetar të Likovës, Erkan Arifi ka njoftuar se ka hapur platformë ku kërkon që qytetarët të japin sugjerime dhe ide për zgjidhjen e probleme që i tangojnë ata.

“Idetë tuaja për platformën e Erkan Arifit – 2025/29 (Link: https://forms.gle/sDgKcLENaR2eu3E5A)
Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,
Unë, Erkan Arifi, kryetar aktual i Komunës së Likovës dhe kandidat për një mandat të ri, dëshiroj t’ju drejtohem me një ftesë të hapur dhe të sinqertë.
Platforma ime për periudhën 2025-2029 do të jetë themeli i punës sonë të përbashkët për ndërtimin e një Komune më të zhvilluar, më të organizuar dhe më moderne. Për ta arritur këtë synim, ideja ime është që kjo platformë të përpilohet jo vetëm nga vizioni im, por edhe nga mendimet, propozimet dhe dëshirat tuaja.
Ju ftoj publikisht që të ndani me mua dhe ekipin tim idetë, sugjerimet dhe projektet që mendoni se janë më të domosdoshme për të ardhmen e Komunës sonë. Çdo mendim i juaji ka vlerë dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për projektet konkrete që do të realizojmë së bashku.
Jam i bindur se vetëm përmes bashkëpunimit, komunikimit dhe përfshirjes së secilit prej jush, Komuna jonë do të ecë përpara drejt një të ardhmeje më të mirë”, shkruan Arifi.

Related Articles

Back to top button