
Kandidati i AKI-t për kryetar të Çairit, Bujar Osmani edhe sot ka dalë në terren që në ora 05:30.
Këtë herë ai ka vëzhguar rrugën në Bit Pazar, pas një denoncimi nga një qytetar boshnjak.
“Ora 05:30, dita nis me qetësi, dhe menjëherë pas saj, nis me shërbim për qytetarët.
Sot mora një mesazh nga një bashkëqytetar boshnjak për një problem konkret në lagjen e tij. E lexova fjalë për fjalë dhe dola ta shoh me sytë e mi.
Ky është modeli ynë: zëri i qytetarëve udhëheq punën time të përditshme.
Nëse keni një “problem të 05:30-s”, më shkruani në këtë numër ☎️ 070568459
Çdo mëngjes, çdo lagje, bashkë do t’i japim zgjidhje.”, shkruan Osmani dhe ka publikuar video nga terreni.



