
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dekretimin e ministres AI, Diella.
“Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual, inekzistent duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën si një skllav i Edi Ramës, që është i implikuar gjer në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Edi Rama. Akt i pashembullt”, tha ai.
Imagjinoni, shton ai, e bëri zhurmën, por zhurma po i kthehet në bumerang ku Edi Rama për të mbuluar se po krijon kabinetin e votës së rrëmbyer, të farsës elektorale, nxori Diellën.
“Por Diella po i bëhet sterr dhe do i bëhet. Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë”, ka thënë Rama.
Nuk besoj, shton ai se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit.
“Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit e miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit”, ka thënë mes tjerash Berisha.



