LokalXLajme

Tubim në sheshin e Shkupit për të kujtuar viktimat e zjarrit në Koçan

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sonte po mbahet një tubim në nder të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi më 16 mars të këtij viti. Ngjarja organizohet nga iniciativa “Kush është tjetri?”, me qëllim nderimin e jetëve të humbura dhe dhënien e mbështetjes për familjet e viktimave dhe të lënduarit.

Siç u tha sonte, me këtë aktivitet u shpreh respekt ndaj të ndjerëve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, ndërsa u dërgua edhe mbështetje për familjarët e tyre, të cilët po përballen me një humbje të madhe. Përkrahje iu dha edhe të plagosurve, të cilët janë në proces rehabilitimi nga tragjedia e ndodhur para gjashtë muajsh.

Qytetarët që vizitojnë qendrën e Shkupit patën mundësinë të lënë edhe mesazhe për familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën e Koçanit.

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan shpërtheu herët në mëngjes më 16 mars të këtij viti, duke marrë 62 jetë njerëzish, ndërsa rreth 200 persona u plagosën dhe u dërguan për trajtim në spitalet e vendit dhe jashtë shtetit.

Related Articles

Back to top button