LokalXLajme

Tomovski: Targa speciale deri më tani morën 500 automjete zyrtare, institucionet të tentojnë t’i racionalizojnë automjetet

Drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski sot e vizitoi Komunën Gazi Babë, si një prej komunave të para të cilat iu qasën ndryshimit të targave të reja speciale për automjetet zyrtare. Tomovski theksoi se krahas institucioneve të tjera shtetërore të cilat e bëjnë ndryshimin, në procedurë për targa speciale janë edhe disa komuna të Shkupit, si dhe komunat – Shtip, Veles dhe Kavadar.

Theksoi se targa speciale deri më tani morën rreth 500 automjete, përderisa një numër i madh i automjeteve tashmë janë në fazë të ndryshimit. Deri në përfundimin e tërë procedurës, Tomovski tha se mbeten edhe dy javë, pas çka, paralajmëroi pasqyrë përfundimtare për numrin e përjgithshëm të automjeteve me targa speciale. Pritjet janë, tha, të jenë 1.500 deri 2.000 automjete në nivel të shtetit.

“Vazhdojmë me ndryshimin me targat speciale, tashmë jemi në fazë të fundit të realizimit të tij, mbeten edhe dy javë derisa ta përfundojmë tërë aksionin. Mund të them se deri më sot kemi diku rreth 500 automjete të cilat morën targa speciale, ka numër të madh të automjeteve të cilat janë në procedurë. Do të lëmë edhe dy javë të bëjmë pasqyrën përfundimtare. Komuna e Gazi Babës është një prej komunave të para të cilat të parat iu qasën ndryshimit të targave të reja, përkatësisht respektimit të rekomandimeve të Qeverisë. Këtu më duhet t’i përmend edhe komunat e tjera të Shkupit të cilat janë në[ procedurë, më duhet t’i përmend Shtipin, velesin, Kavadarin, sepse ato janë komunat të cilat krahas institucioneve të tjera shtetërore të cilat e bëjnë ndryshimin”, tha Tomovski.

Paralajmëroi se sot nga ana e shërbimit qeveritar për shtyp do të kumtohet numri i telefonit dhe adresa elektronike ku qytetarët do të mund të paraqesin keqpërdorime të mundshme.

U bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore të tentojnë t’i racionalizojnë automjetet që i kanë, sepse, siç tha, mjaft institucione kanë më shumë automjete se sa që u nevojiten, si dhe se shumë prej tyre janë jofunksionale.

Related Articles

Back to top button