Ballkan

Serbia do ta presë Shqipërinë në Leskovc

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në Leskovc, është bërë e ditur sot në faqen zyrtare të UEFA-s.

Siç është theksuar, ndeshja e xhiros së shtatë të Grupit K mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 11 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Dubocica” në Leskovc.

Fillimisht ishte planifikuar që ndeshja të zhvillohej në Beograd, por Federata e Futbollit të Serbisë kërkoi nga shtëpia evropiane e futbollit që nikoqir të jetë Leskovci.

Në tabelën e Grupit K, Anglia është e para me të gjitha 15 pikët nga pesë ndeshje, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me tetë pikë. Serbia është në vendin e tretë me shtatë pikë.

Related Articles

Back to top button