LokalXLajme

Përsëri zjarr në deponinë “Drisla”, zjarrfikësit reaguan me shpejtësi

Mbrëmë, pak para orës 23:00, në deponinë “Drisla” shpërtheu sërish zjarr, këtë herë në një zonë tjetër, larg pjesës e cila ishte e përfshirë nga flakët ditët e kaluara.

Në vendngjarje menjëherë arritën njësitë e zjarrfikësve të Shkupit, të cilat filluan me shuarjen e zjarrit. Për shkak të natyrës së zjarrit, paralelisht me intervenimin u bë edhe mbulimi i sipërfaqes së djegur. Për këtë qëllim u angazhuan makineri ndërtimi, drejtuesit e të cilave mbërritën shpejt në terren.

Pas një ore intervenimi, zjarri u shua dhe u mbulua plotësisht, duke u parandaluar përhapja e tij në pjesën kryesore të deponisë.

Ndërkohë deri në orën 07:00, në territorin e RMV ka gjithsej 13 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve 1 është aktiv, 2 janë nën kontroll dhe 10 janë të shuar.

AKTIV:

1
Komuna Gjevgjeli: Mali Kozhuf, afër fsh. Petrovë (zjarr pranë toke, masë gjethore);


NËN KONTROLL:

2
Komuna Studeniçan: Deponia Drislla (mbeturina);
Komuna Gazi Babë: fsh. Trubarevë (mbeturina elektrike);


TË SHUARA:

10
Komuna Probishtip: lagjja Kalnishtë – fsh. Dobrevë (pyll dushku i lartë dhe vegjetacion i ulët);
Komuna Koçan: vendi Carev Vrv, Malet e Osogovës (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash);
Komuna Shutkë: rr. Novi Zhivot (mbeturina);
Komuna Gazi Babë: rr. Pero Nakov (deponi mbeturinash);
Komuna Studeniçan: fsh. Koliçani Epërm(vegjetacion i ulët);
Komuna Vrapçisht: fsh. Negotinë (vegjetacion i ulët);
Komuna Dollnen: fsh. Llazhanë (vegjetacion i ulët);
Komuna Demir Hisar: rr. Grejshki Pat (vegjetacion i ulët);
Komuna Kumanovë: varrezat e qytetit (vegjetacion i ulët);
Komuna Likovë: fsh. Orizare (mbetje arash).

Related Articles

Back to top button