LokalXLajme

Mickoski thotë se “do të eliminohet BDI”, Ademi ia kthen se “pengohet bashkimi i shqiptarëve”

Përplasjet mes kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe partisë shqiptare në opozitë, BDI-së, kanë vazhduar edhe sot.

Ishte Mickoski i cili ngriti dyshime se BDI po bashkëpunon me partinë opozitare “E Majta” dhe paralajmëroi eleminimin e partisë së integristëve më 19 tetor, në zgjedhjet lokale.

Por gjatë ditës ka reaguar edhe Arbër Ademi nga BDI.

Ai akuzon Mickoskin se kjo ideologji është vegël e “Botës serbe” dhe ka për qëllim të pengojë bashkimin dhe përfaqësimin e fuqishëm të shqiptarëve.

“Qëllimi i tyre (i Të Majtës), është e kordinuar me partinë politike Bashkimi Demokratik për Integrim, që të vijë deri te shpërndarja e votave anti-BDI në ato komuna, sepse BDI e ka kuptuar se në ato komuna nuk mund të fitojë dhe ka kuptuar se do të eliminohet në këto zgjedhje lokale”, deklaroi Mickoski.

“Kjo platformë ideologjike e rrezikshme, për të cilën kemi paralajmëruar vazhdimisht, tash më doli në pah. Ideja e Mickoskit, vegël e projektit famëkeq të “botës serbe”, është të pengojë bashkimin dhe përfaqësimin e fuqishëm e shqiptarëve”, deklaroi Ademi./PortaliX

Related Articles

Back to top button