
Rridhjetë e një vjeçarja R.K. nga Velesi, e cila dje u vra nga ish partneri i saj, disa herë e ka raportuar të dyshuarin I.S. për dhunë, për të cilën më 10 shtator të këtij viti ishte edhe me dënim me kusht, ndërsa ka pasur edhe raportime për mosrespektim të ndalesës për afrim, të shqiptuar si masë plotësuese për mbrojtje nga dhuna në familje në procedurë civile. Rastet janë raportuar në PTHP Veles, ndërsa në mars edhe në PTHP Shkup, ku ai pothuajse njëkohësisht denoncoi atë për paraqitjen e denoncimeve të rreme me qëllim zhvatjen e parave prej tij. Në maj të këtij viti, ai mori makinën në pronësi të babait të saj nga shtëpia e saj dhe ia vuri flakën.
Shërbimi për shtyp i PPRMV informon se Prokuroria Themelore Publike në Veles më 10 prill të këtij viti kundër të dyshuarit ngriti aktakuzë për dy ngjarje: “Rrezikim i sigurisë”, për ngjarje më 20 shkurt të vitit 2025 dhe “Dhunë” për ngjarje në natën mes 3 dhe 4 mars të vitit 2025 me lëndim trupor të shkaktuar ndaj partnerit të të dëmtuarës.
“Në kuadër të kësaj procedure, PTHP Veles urdhëroi edhe ekspertizë psikiatrike për të akuzuarin, ndërsa eksperti u shpreh se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore, ishte i arsyeshëm në kohën e kryerjes së krimit, ishte i aftë ta kuptojë vlerën e veprimeve të tij dhe tek ai nuk është regjistruar obsesion patologjik ose fiksim patologjik ndaj të dëmtuarës. Më 10.09.2025, Gjykata Themelore në Veles, duke vepruar mbi këtë aktakuzë shqiptoi gjykim me të cilin i akuzuari e shpalli fajtor dhe i shqiptoi masë alternative – dënim me kusht. Megjithatë me vendim i janë hequr masat tjera të kujdesit të cilat ishin në fuqi gjatë procedurës, por masa – ndalim për t’u afruar dhe për të vendosur kontakt me të dëmtuarën dhe partnerin e saj, e përcaktuar me kërkesë të prokurorisë, mbeti në fuqi deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Ky vendim i gjykatës në Veles sapo është pranuar nga Prokuroria Themelore Publike e Velesit dhe Prokuroria ende nuk ka pasur mundësinë ta komentojë atë me një ankesë të mundshme”, thuhet në kumtesën e PPRMV.
Më 21 maj të vitit 2025 e dëmtuara e ka raportuar të akuzuarin në PTHP Veles dhe për moskryerjen e vendimit gjyqësor, sepse edhe krahas masës shtesë për mbrojtje nga dhuna familjare të shqiptuara edhe në procedurë civile, i cili, siç citohet, nuk i ka respektuar dhe ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe dhe fotografi me përpjekje të arrijë komunikim me të, ndërsa më 18 maj është afruar në shtëpinë e saj dhe e ka marrë e ka djegur automobilin në pronësi të babait të saj.
“Pas këtij raporti, PTHP e Velesit hetoi palën e dëmtuar dhe më 26 qershor 2025, lëshoi një urdhër drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për të siguruar prova nga komunikimet telefonike, si dhe katër urdhra për të siguruar pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga vende të ndryshme në qytet. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron sipas këtyre urdhrave”, njofton Prokuroria.
Më 25 mars të vitit 2025 e dëmtuara e ka raportuar të dyshuarin në PTHP Shkup për një ngjarje të ndodhur më 27 dhjetor të vitit 2024, kur gjatë udhëtimit dhe pas kthimit nga udhëtimi në Republikën e Bullgarisë, i dyshuari ka tentuar ta mbajë në një banesë në Shkup dhe i ka shkaktuar lëndime trupore nga neni.130 paragrafi 2 i Kodit Penal.
“Sipas pretendimeve në ankesë, e dëmtuara e kishte raportuar më parë incidentin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pothuajse njëkohësisht, i denoncuari ngriti një ankesë në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, duke e akuzuar të dëmtuarën për paraqitjen e raporteve të rreme në Ministrinë e Punëve të Brendshme me qëllim zhvatjen e parave prej tij. Edhe pse incidenti u raportua në Prokurori tre muaj pasi kishte ndodhur, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit mori dokumentacionin mjekësor, si dhe prova të tjera për një hetim të plotë të incidentit”, thuhet në kumtesë.
Bazuar në këtë, prokuroria thuhet se i hodhi poshtë akuzat penale për raportim të rremë të ngritura nga Stefanovski dhe vazhdoi të vepronte mbi akuzat e ngritura nga Koceva.
Më 9 shtator të vitit 2025 e dëmtuara dha një deklaratë në PTHP Shkup dhe është shprehur se mbetet në propozimin për ndjekje penale të të dyshuarit.



