LokalXLajme

Mësim online në katër shkolla, cilësia e ajrit do të matet 24 orë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se mësimi në shkollat ​​fillore “Krum Toshev”, “Njegosh”, “Vera Jociq”” dhe “Naum Naumovski Borçe” në Komunën e Gazi Babës, nga sot, 15 shtator deri të premten, 19 shtator, do të zhvillohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por onlajn.

Për shkak të zjarrit në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës dhe rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, në një seancë urgjente të Qeverisë u miratua një Konkluzioni që mësimi në katër shkollat ​​fillore përmes mësimit në distancë, duke përdorur mjete komunikimi elektronik.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar shkollat ​​që të organizojnë mësimin në përputhje me kushtet e krijuara rishtazi”, theksohet në komunikatën e MASH-it.

Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se tashmë janë vendosur aparate për matjen e cilësisë së ajrit në këtë komunë të Shkupit.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali ka përfunduar në spital ngaqë për orë të tëra ka qëndruar në terren ku është djegur fabrika në Trubarevë.

“Pas kontrolleve mjekësore të kryera, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk paraqet rrezik”, thonë nga QMK.

Related Articles

Back to top button