Lokal

Izet Mexhiti premton shkollë të re të specializuar për personat me nevoja të veçanta

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, realizoi takim me përfaqësues të shoqatave të personave me nevoja të posaçme, për të prezantuar planin e tij për një Çair më gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Ai njoftoi se të gjitha objektet dhe institucionet komunale do të përshtaten me standarde të plota të qasjes, duke siguruar hyrje të lehtësuar, infrastrukturë funksionale dhe shërbime të kapshme për këtë kategori të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, do të inkurajohet edhe sektori privat që të ndjekë të njëjtin model gjithëpërfshirës dhe respektues.

Një nga projektet kryesore të platformës së tij është ndërtimi i një shkolle moderne për fëmijët me nevoja të posaçme, në parcelën e shkollës “Idnina”.

‘Institucioni do të ketë kapacitet prej 150 deri 200 nxënësish, hapësira funksionale në dy kate, klasa të specializuara për autizëm dhe për çdo nevojë tjetër, me hapësira për mësim, pushim, fjetje dhe rekreacion’, tha Mexhiti.

Related Articles

Back to top button