
Ka marrë flakë fabrika e plastikave në Trubarevë të Gazi Babës, rajoni i Shkupit.
Zjarri që ka përmasa të mëdha, rrezikon edhe shtëpitë e banuara të cilat janë fare afër fabrikës.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se tashmë ka nisur intervenimi, ndërkaq paralajmërojnë edhe ndërhyrje me helikopterë.
“Nëpërmjet numrit të thirrjeve emergjente E-112 është pranuar raport për një zjarr në Komunën Gazi Babës, saktësisht në fshatin Trubarevë, ku nga flakët është përfshirë fabrika e plastikës. QMK dhe BZ Shkupit janë në vendngjarje, ku po ndërhyhet për shuarjen e zjarrit. Situata po monitorohet”, thonë nga QMK-ja./PortaliX



