LokalXLajme

Tragjedi në Maqedoni! Aksidentohet furgoni me punëtorë, tre të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Shtip-Radovish, ku një furgon që transportonte punëtorë ra nga ura mbi një lum pranë fshatit Llakavicë të Shtipit.

Drejtori i ISHP “Pançe Karagjozov”, Goran Andonov, për MIA-n deklaroi se ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatoi dy të vdekur në vendngjarje, ndërsa një punëtor i tretë u reanimua dhe është duke marrë trajtim për plagët e rënda.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë punëtorë të huaj nga Bangladeshi, të punësuar nga një kompani e Strumicës. Përveç tyre, u lëndua edhe një punëtor tjetër dhe shoferi i furgonit.

Drejtori i Spitalit Klinik në Shtip, Vlladko Zahariev, bëri të ditur se një person është hospitalizuar dhe po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Related Articles

Back to top button