LokalXLajme

Taravari: Më 19 tetor festojmë fitoren e madhe, AKI-VLEN me mbi 2-1

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sonte Kuvendin Qendror të partisë, pas së cilit kryetari i saj, Arben Taravari ka dhënë deklarata para mediave.

Taravari u shpreh optimist për një fitore të madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim, me një diferencë prej mbi 2 me 1.

Ai gjithashtu tha se nga 7-8 kandidatët e AKI-t për kryetarë komunash, katër do t’i fitojë ASh-ja që në raundin e parë.

“Aleanca për Shqiptarë në kuadër të Aleancës Kombëtare për Integrim në raundin e parë, prej shtatë-tetë komunave që pretendojmë të fitojmë prej raundit të parë, katër kandidatë të Aleancës për Shqiptarët të jenë prej raundit të parë. Gjithashtu, e kaluam edhe listën e këshilltarëve komunalë, radhitjen e tyre, emrat e të gjithë kandidatëve për këshilltarë komunalë. Besoj se edhe aty kemi cilësi dhe uroj që sa më shumë prej kandidatëve për këshilltarë të zgjidhen më 19 tetor, por konfirmimin e fundit do ta bëjnë qytetarët më 19 tetor. Të gjithë kandidatëve për kryetar dhe të gjithë kandidatëve për këshilltarë ju uroj suksese dhe besoj se Aleanca Kombëtare për Integrim më 19 tetor ta feston fitoren e madhe. Unë gjithnjë vazhdoj të mendoj se diferenca ndërmjet Aleancës Kombëtare dhe VLEN-it do të jetë mbi dy me 1”, tha Taravari.

Në këtë mbledhje të Kuvendit u konfirmuar koalicionimi i ASH-së me AKI-n, u miratuan listat e këshilltarëve dhe u zgjodh edhe nënkryetari i katërt i partisë, i cili do të jetë Flakron Bexheti./PortaliX

Related Articles

Back to top button