LokalXLajme

“Drislla” sërish u ndez mbrëmë, Mickoski “fajëson” BDI-në

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka dërguar akuza të drejtpërdrejta drejt Bashkimit Demokratik për Integrim, për rindezjen e deponisë “Drislla” gjatë mbrëmjes që lamë pas.

Sipas Mickoskit, është për t’u habitur fakti se si në disa ndërmarrje publike, me të cilat menaxhon BDI, ndodhi dukuri të këtilla.

Ai tha se do të hetohet kjo.

“”Vardarishtja”, do të thoja është e siguruar. Mbetet “Drislla”. “Drislla” gjatë ditës së djeshme, do të thoja thuajse u sanua, por nga disa shkaqe të çuditshme, gjatë mbrëmjes sërish është ndezur dhe për këtë do të merret Ministria e Punëve të Brendshme. Kam biseduar edhe me ministrin. Jemi në linjë edhe me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Me këto kompani përgjegjëse pres që sot, nesër ai problem të sanohet. Ajo çfarë me dekada nuk është sanuar, ajo çfarë me dekada askush nuk ka mbajtur llogari, ja për disa ditë, do të thoja, për disa javë do të arrijmë ta sanojmë. Unë bashkëndjej me çdo qytetar i cili e ndjen gjithë këtë, por është për t’u habitur, është për t’u habitur, se si në disa Ndërmarrje Publike ku kuadro ka Bashkimi Demokratik për Integrim ndodhin këso punë. Është për t’u habitur! Do ta hetojmë”, tha Mickoski./PortaliX

Related Articles

Back to top button