
Sot në orën 5:30, Bujar Osmani, kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit, ishte personalisht në rrugët e lagjes Dizhon, duke parë nga afër problemet që prekin banorët çdo ditë.
“Çdo mëngjes nga 5:30 deri në 7:30 do të jem këtu, për t’i parë me sytë e mi gropat që dëmtojnë makina, shtyllat e ndriçimit që nuk funksionojnë dhe pikat e mbeturinave që presin të pastrohen – probleme të thjeshta që mund të rregullohen për një ditë, por janë lënë pas dore me vite. Për 20 vite, kjo komunë është neglizhuar nga mungesa e punës, nga prioritetet e gabuara dhe nga papërgjegjësia. Kjo do të ndalet më 19 tetor. Askush që e solli Çairin në këtë gjendje për 20 vite, nuk duhet të guxojë t’ju ofendojë duke ju kërkuar vite të tjera”, deklaroi Osmani.



