
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot infornoi për rikonstruimin e plotë të rrugës “Ferid Murati”.
“Në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Bankës Botërore dhe Ministrisë së Transportit, po ndërtohet një rrugë moderne me gjatësi 1 kilometër”, tha Mexhiti duke bërë të ditur se investimi arrin vlerën prej 1 milion euro.
“Projekti përfshin asfaltim të plotë, dy korsi të rregulluara për qarkullim, trotuare të standardizuara, korsi biçikletash në të dy anët e rrugës, parkim legal, si dhe sistem të ri ndriçimi publik. Semaforët ekzistues do të zëvendësohen me një rrethrrotullim modern”, tha Mexhiti.
Punimet pritet të përfundojnë në mars 2026.



