LokalXLajme

Arrestohen dy shkupjanë – kultivuan dhe shitën drogë

Njësia për tregti të palejuar me narkotikë, që funksionon në kuadër të Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar dhe të rëndë, ka ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike Shkup ndaj dy personave nga kryeqyteti, B.A. (42) dhe B.A. (40).

Sipas të dhënave hetimore, në periudhën 2020–2025 të dyshuarit kanë kultivuar kanabis në oborret e shtëpive të tyre në fshatin Ogjancë. Pas korrjes dhe tharjes, ata i paketuan lëndët narkotike në qese plastike dhe i shitnin në tregun e zi në Shkup për rreth 500 denarë për copë.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se më 6 shtator 2025, me vendim gjyqësor, policia ka bastisur shtëpitë e tyre. Tek B.A. (42) u gjetën tetë bimë kanabisi dhe sasi marihuane, ndërkaq tek B.A. (40) u konfiskuan marihuanë, amfetaminë, një grinder si dhe katër bimë kanabisi.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë përsipër zhvillimin e hetimeve për këtë rast./PortaliX

Related Articles

Back to top button