LokalUncategorized @sqXLajme

“Zgjedhjet” – Verifikimi publik në Listën Zgjedhore përfundon nesër


Verifikimi publik i të dhënave në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër, më 11 shtator, në mesnatë. Qytetarët deri atëherë mund të bëjnë kontrollin e të dhënave të tyre në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa sot shërbimet do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

Dy ditë më vonë, më 13 shtator, mbyllet afati për paraqitjen e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë. Fushata zgjedhore do të nisë më 29 shtator, ndërsa dita e votimit është caktuar për 19 tetor. Votimi do të zhvillohet në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, në gjithsej 3.480 vendvotime.

KSHZ thekson se kërkesat për ndryshim, shtim ose fshirje të të dhënave në Listën zgjedhore paraqiten me shkrim në zyrat rajonale ose përmes emailit [email protected], duke bashkëngjitur edhe dokumentet përkatëse. Të burgosurve dhe personave në paraburgim gjithashtu u është siguruar qasje për verifikim përmes institucioneve kompetente.

Në bazë të afateve ligjore, KSHZ duhet të vendosë për çdo kërkesë brenda 24 orëve, ndërsa vendimet e saj mund të apelohen në Gjykatën Administrative, e cila gjithashtu duhet të vendosë brenda një dite. Lista përfundimtare e zgjedhësve do të mbyllet më së voni më 3 tetor.

Related Articles

Back to top button