Botë

Izrael-Katar / Tramp: Nuk jam i kënaqur me situatën

“Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them se ne duam që pengjet të kthehen. Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme”, deklaroi Trump.

Në një postim në faqen e tij të mediave sociale më parë, Trump shkroi se vendimi për të sulmuar u mor nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe jo prej tij. Ai shtoi se bombardimi i njëanshëm i Katarit, të cilin e përshkroi si një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara, nuk i avancoi qëllimet e Izraelit apo të Amerikës.

Presidenti Trump tha se kishte folur me Kryeministrin dhe Emirin e Katarit për t’i siguruar ata se një sulm i tillë nuk do të ndodhte përsëri në tokën e tyre. Sulmi ajror izraelit në kryeqytetin e Katarit, që synonte udhëheqësit e Hamasit, vrau pesë persona dhe shkaktoi zemërim global. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se urdhëroi “një sulm kirurgjikal dhe preciz” kundër anëtarëve të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael, e që nisi luftën në Gazw.

Hamasi, nga ana e tij, tha se sulmi ndaj një kompleksi banimi “dështoi” në vrasjen e ekipit të tij negociator, i cili po takohej për të diskutuar propozimin e fundit të SHBA-së  për një armëpushim në Gazw. Kryeministri i Katarit, Sheiku, Mohamed bin Abdulrrahman Al-Thani, u shpreh se vendi i tij ka të drejtën për t’iu kundërpërgjigjur “sulmit flagrant” të Izraelit. Deklarata të ngjashme zemërimi erdhën nga e gjithë bota arabe, përfshirë Arabinë Saudite që denoncoi atë që e përshkroi si “agresion brutal izraelit“.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e dënoi sulmin si një shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir, Keir Starmer paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm në të gjithë rajonin. Po ashtu, Papa Leoni i XIV u tha gazetarëve se e gjithë situata është shumë serioze.

Related Articles

Back to top button