
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler sot ishte për vizitë zyrtare në Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq në Koçan ku u takua me vullnetarët, psikologët dhe përfaqësuesit e shërbimit zjarrfikës në Koçan.
Gjatë vizitës ambasadores Ageler i ishin prezantuar aktivitetet e ndërmarra të Kryqit të Kuq në nivel lokal gjatë ngjarjes tragjike nga 16 marsi i këtij viti dhe ditët më vonë. Të pranishmit patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre dhe mësimet e mësuara nga tragjedia para ambasadores amerikane.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Koçan i shprehën mirënjohje ambasadores Ageler për vizitën dhe mbështetjen të cilën populli amerikan ia jep bashkësisë sonë.



