
Pesë persona u lënduan në një aksident që ndodhi pasdite në rrugën kryesore Gostivar–Kërçovë. Ata janë transportuar për trajtim në klinikat e Shkupit, ndërsa një person mbeti në spitalin e Gostivarit. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, konfirmuan autoritetet.
Aksidenti përfshiu katër motoçikleta dhe katër automjete pasagjerësh, nën rrethana ende të paqarta. Për shkak të ngjarjes, trafiku në këtë rrugë u ndërpre nga ora 16:00, por që nga ora 18:30 është rikthyer normaliteti dhe qarkullimi zhvillohet në të dy drejtimet pa bllokime, njoftoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshëm në Tetovë, Fatmir Rexhepi.



