Lokal

Aksident i tetëfishtë në Maqedoni, ka të lënduar

Sot (08.09.2025) në ora 15:56 në magjistralen nga kryqëzimi i Mavrovës drejt Gostivarit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilin janë përfshirë katër motoçikleta dhe katër automjete.

Sipas të dhënave fillestare nga Ministria e Punëve të Brendshme, pesë persona kanë mbetur të lënduar. Për shkak të aksidentit, komunikacioni në këtë rrugë është i ndërprerë, ndërsa policia e Gostivarit po e devijon trafikun përmes rrugëve lokale – Prоgres gurore dhe Panorаmа te Vrutoku./PortaliX

Related Articles

Back to top button