Lokal

Muhamed Elmazi: Ujë 24 orë, investime, shkolla moderne dhe turizëm – Saraji do të fitojë!

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, paraqiti vizionin e tij për zhvillimin e komunës, duke theksuar se ky mandat ka përfunduar pa asnjë projekt kapital, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa ujë të pijshëm, rrugë të rregulluara, çerdhe, poliklinikë, banesa sociale dhe investime në turizëm e digjitalizim.

“Qeveria VLEN vetëm brenda një viti ka sjellë 5 projekte kapitale për Sarajin me vlerë mbi 318 milionë denarë investime”, tha Elmazi.

Ai prezantoi një vizion të qartë: Saraj me ujë 24 orë, rrugë moderne, shkolla bashkëkohore, zhvillim ekonomik, kulturë dhe turizëm.

“Së bashku do ta kthejmë Sarajin nga komuna e premtimeve të dështuara në komunën e shpresës dhe zhvillimit. Dua që të dëgjohet sot nga çdo lagje, nga çdo fshat, nga çdo shtëpi: Saraji nuk do të mbetet më në harresë – Saraji do të fitojë!”, deklaroi Elmazi./PortaliX

Related Articles

Back to top button