
Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhitit realizoi një vizitë në shtëpinë e familjes së Bakri Marovci në lagjen Teneqe Mahallë.
Mexhiti tha se mikpritja e ngrohtë dhe e sinqertë e kësaj familjeje krijoi një atmosferë miqësore, duke mundësuar një bisedë të hapur dhe të frytshme.
Gjatë takimit u diskutua mbi projektet që po zhvillohen aktualisht në Çair, planet për investime të reja, si dhe u dëgjuan nga afër kërkesat, idetë dhe sugjerimet e banorëve.
“Takime të tilla janë thelbësore për ne, sepse programi ynë bazohet mbi nevojat dhe vizionin e qytetarëve. Ata janë partnerët tanë më të rëndësishëm për të ndërtuar një Çair më të zhvilluar dhe më afër njerëzve që e duan këtë vend”, u theksua gjatë vizitës.
Familjes Marovci iu shpreh falënderim për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndarë mendime e ide.



