Lokal

Dimovski mohon ndjekjen e Mickoskit

Ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski ka deklaruar se nuk ka dokumentacion që vërteton se është përgjuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë pesë viteve të kalura sa ka qenë në opozitë.

Sipas deklaratave të partisë VMRO-DPMNE, lideri i tyre Hristijan Micskoski ka qenë i monitoruar për pesë vite, ndërsa LSDM kërkon deklasifikimin e dokumenteve dhe pyet se çfarë frikë ka pushteti. Dimovski për “360 shkallë” tha se nuk ekziston asnjë dokumentacion që të mbështesë këto akuza.

“Po them se nuk ka asnjë dokumentacion që lidhet me ndjekjen e liderit të opozitës, dhe nëse një gjë e tillë do të ekzistonte, nuk do të kishte nevojë për këtë cirk në Parlament apo për këtë emision. Thjesht do të mund të deklasifikohej dokumentacioni dhe të publikohej”, deklaroi Dimovski.

Debati ka të bëjë me tre raportime të dërguara nga udhëheqja aktuale e ANB-së, nën drejtimin e Bojan Hristovskit, ndaj ish-drejtorit dhe disa punonjësve për indikacione të veprimeve të paligjshme, jo-profesionale dhe jo-etike./PortaliX

Related Articles

Back to top button