
Më 16 shtator, Shqipëria do të zhvillojë konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Evropian për të hapur kapitullin “Agjenda e Gjelbër”, një hap kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Sipas mediave, Shqipëria dorëzoi pozicionin e saj negociues më 2 shtator dhe tashmë është konfirmuar data për hapjen zyrtare të kapitullit. Procesi i hapjes së kapitujve pritet të përfundojë më 2 tetor, kur do të hapet edhe kapitulli final “Bujqësia dhe kohezioni”.
Ekspertët theksojnë se hapja e kapitujve përbën një arritje të rëndësishme, ndërsa sfida më e madhe mbetet mbyllja e tyre, e cila kërkon përputhshmëri të legjislacionit dhe konsultime intensive.
Derisa katër nga gjashtë kapitujt themelorë – Marrëdhëniet e Jashtme, Tregu i Brendshëm, Konkurrenca dhe Rritja e Përgjithshme – tashmë janë hapur, qeveria shqiptare synon të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, me optimizëm nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, se ky objektiv mund të arrihet deri në vitin 2029.



