
Kryetari i Komunës së Likovës dhe njëherit kandidat i BDI-së për zgjedhjet e 19 tetorit, Erkan Arifi, ka njoftuar se Likova tashmë po bëhet me ujë të pijshëm.
“Edhe Likova po bëhet me ujë të pijshëm. Ju lutemi banorëve që të paraqiten te NKP PENDA për lidhjen e kontratave dhe kyçjen e ujit në shtëpitë e tyre”, shkroi Arifi në njoftimin e tij publik.
Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët e kësaj komune, duke e konsideruar ujin e pijshëm si një nga projektet më të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve.
Projekti, sipas Arifit, shënon një investim afatgjatë që do t’i japë fund një prej sfidave më të mëdha për banorët e Likovës dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës.



