LokalXLajme

BDI miraton tre kandidatura për kryetarë komunash, Ahmeti flet për mobilizim dhe fitore plebishitare më 19 tetor

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore, e udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti. Në takim u diskutua mbi zhvillimet politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe referendumin e paralajmëruar për 19 tetor.

Në mbledhje u miratuan tre kandidatura për kryetarë komunash:

  • Flamur Gjoleka në Dollnen
  • Ali Jaoski në Plasnicë
  • Isamedin Azizi në Butel

Nga partia njoftojnë se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për komunat tjera është në fazën përfundimtare.

Sipas BDI-së, referendumi i 19 tetorit shihet si një moment i rëndësishëm politik dhe si pjesë e mobilizimit të Aleancës Kombëtare për Integrim në zgjedhjet e ardhshme.

Related Articles

Back to top button