LokalXLajme

Adoleshenti nga Shkupi me thikë tenton t’ia marrë jetën babait!

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë babanë e tij me dhjetë goditje thike.

Sipas të dhënave të Prokurorisë, i mituri i është afruar babait nga pas, teksa ky i fundit ndodhej në dhomën e gjumit, dhe e ka goditur disa herë me një mjet të mprehtë. Në ato momente, nëna e adoleshentit ka arritur të ndërhyjë dhe ta ndalojë, duke thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.

Viktima është transportuar urgjentisht në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku ka iu nënshtrua një operacioni të vështirë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndaj të miturit është hapur procedurë penale për “tentativë vrasjeje”, ndërsa Prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vijim./PortaliX

Related Articles

Back to top button